Seriali me presidentin ukrainas Zelenskyy, së shpejti në KTV

Fatura Online

Na telefononi

+389 22 600 161

Seriali komik, “Presidenti”, ku presidenti aktual ukrainas Volodymyr Zelenskyy e luan rolin kryesor, nga 31 marsi fillon së transmetuari në Kohavision.

Në këtë projekt, Zelenskyy e portretizon një mësues të quajtur Vasili, i cili papritur bëhet president, pasi një video e tij duke u ankuar për korrupsion bëhet virale. Pasi të zgjidhet, personazhi i Zelenskyyt përballet me një detyrë të vështirë për të reformuar Ukrainën, për ta luftuar korrupsionin dhe për ta bashkuar kombin, pavarësisht rezistencës nga politikanët që u shërbejnë interesave të oligarkëve.

Një sukses i jashtëzakonshëm televiziv, “Presidenti” flet për kohën kur çdokush mund të shndërrohet në yll brenda natës e të bëhet i pushtetshëm. Po ashtu ka të bëjë me rikthimin e sinqeritetit në politikë.

Shou televiziv, “Presidenti”, vjen në mes të një vërshimi global të lëvdatave për ish-komedianin, i cili tani po e udhëheq luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.

Paguaj lehtë

Paguaj Faturën Tënde Shpejt dhe Sigurt

Rrjeti që të lidh me të ardhmen – Internet i shpejtë dhe TV digjital për çdo familje.

Tale Hristov bb, Lam 2, Lok 3
QT SK Sever, 1010 Shkup, Butel

+389 22 600 161

support@skupivizion.mk

© Skupi Vizion | Developed by batlab

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.